Emocionet si prind për herë të dytë, Eduardi: “Nga portalet e mësuam se është vajzë, por…”

Bashkëshorti i Arbana Osmanit por njëkohësisht edhe regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduard Grishaj ka folur për eksperiencën e tij në program dhe se si ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë.

Gjatë një interviste për “Wake Up”, Eduardi u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale.

Ai gjithashtu ka treguar se momenti që e ka prekur më shumë ka qenë dalja e Fifit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte. Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduardi.

Kur u pyet se cili nga banorët e “Big Brother VIP”, ka qenë i preferuari i tij, ai u shpreh për Elhaid Cufin.

Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.

Përpos kësaj, Eduardi gjithashtu foli edhe për emocionet që po ndjen tani që do të bëhet prind për herë të dytë.

Kur u pyet për gjininë e bebit, ai ironizoi portalet online duke thënë se ende nuk e dinte, por e ka parë nëpër internet që është gocë.

Tani do flemë 1 orë e 30 minuta. E kam parë nëpër portale që është gocë, por unë ende nuk e di akoma. Nuk mund të bëjmë zgjedhje”, u shpreh regjisori i “Big Brother VIP Albania”.

Kujtojmë që Arbana e bëri të ditur  shtatzënë e saj në finalen e “Big Brother VIP”.

Këtë natë po e prezantojnë dy persona”, ka thënë Arbana për të njoftuar shtatzëninë e saj. (Lexo ketu)

 

Share With:
Translate »
259 Views