Emocionon Xhensila: “Mami dhe motra, lotët dhe gjaku im”…

E kthyer nga muaji i mjaltit, Xhensila po merret me angazhimet e bukura të pasdasmës të cilat nuk ka arritur t’i mbyllë më parë, duke qenë që duhej të niseshin për në Maldive. Po sheh me kujdes të gjitha fotot e dasmës, të cilat me siguri duhet të jenë shumë.

Ka postuar disa foto nga dita e saj e rëndësishme, ku ajo dhe Besi janë në altar ose duke vallëzuar, por tashmë ka vendosur të ndajë çaste të tjera të bukura me familjarët.

E hapur, siç ishte që në fillim të organizimit të dasmës, Xhensila po vazhdon të ndajë me ndjekësit e saj, emocionet më të veçanta të asaj dasme.

Mes tyre dallojmë edhe fotot me të ëmën dhe të motrën, ku na tërheqin vëmendjen në mënyrë të veçantë veshjet që kanë zgjedhur femrat e familjes së Xhensilës në ditën e rëndësishme të saj, që ishte gjithashtu shumë e veçantë edhe për to.

Mamaja e Xhensilës, ndoshta në kundërshtim me kodin e veshjes së dasmave, ku e bardha i takon nuses, ka zgjedhur një fustan të bardhë, me një jakë vezake dhe tyl dhe lule 3D në pjesën e sipërme.

E motra është veshur me një fustan sa vajzëror aq edhe modern, në ngjyrë lejla dhe me një pjesë të tejdukshme. Fustani është bust, me aplika të dendura lejla që ia lënë vendin transparencës në pjesën e këmbëve për t’u ritkhyer me disa motive në fund të gjatësisë.

My mom, my sister my tears, my blood. #1shtator2017

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Edhe pse shumë të ndryshme në portret dhe njëra brune tjetra bionde, grimi i dy motrave është shumë i ngjashëm. Alba, si edhe shoqërueset e tjera të Xhensilës, këtë e ka fustanin e dytë të mbrëmjes. Gjatë ceremonisë vajzat mbajtën fustanet e gjatë, të fryrë, ngjyrë e gjelbër e zbehtë, të cilat i kemi parë edhe në fotot e postuara nga seti para dasmës.

Shumë elegante dhe shumë të bukura vajzat e familjes, me mamin e përfshirë.

 

Share With:
Translate »
4855 Views