Emocionuese! Binjakët e Mariah Carey mahnisin në skenë krah të ëmës!
Ata mësojnë nga më e mira! Gjatë një koncerti, Mariah Carey mori në skenë dhe fëmijët e saj, Morocan dhe Monroe, të cilët shoqëruan të ëmën për këngën “Always Be My Baby”. Nuk mund mos të binte në sy talenti i së bijës 6 vjeçe, Monroe. Ndërsa performonin, Mariah tha: “Këtë këngë e mësuam dje. Forca, zemër tregoje veten para njerëzve”. Këngëtarja ia kaloi mikrofonin të bijës, e cila këndoi disa vargje të këngës. Performanca e kësaj familjeje të këndshme në skenë ishte mahnitëse dhe mbresëlënëse, por dhe videoja e shpërndarë menjëherë në internet pati shumë sukses.