Justin Timberlake rikrijon “Mbretin Luan”, por jo me të birin…

Një imazh që argëtoi të gjithë fansat e Justin Timberlake dhe që nxori në pah anën atërore të këngëtarit. Vogëlushi, që u bë protagonisti i kësaj videoje që bëri xhiron e uebit, quhet Michael Hood. Gjatë një turneu golfi në Kaliforni, babai i vogëlushit arriti t’ia linte në krah djalin e tij yllit amerikan, që improvizoi menjëherë skenën e filmit të animuar “Lion King”, kur lind mbreti i ardhshëm Simba. Babai i fëmijës, i fiksuar për ta realizuar këtë skenë, ia kishte kërkuar më parë edhe dy sportistëve amerikanë, Stephen Curry e Tony Romo, por nuk pranuan.

 
 

Share With:
Translate »
779 Views