Emocionuese! Marku mendon se zysha nuk do e njohë, por kur ajo e shikon përlotet dhe kujton batutën

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Marku i cili jeton në Amerikë dhe prej 21 vitesh nuk ka ardhur fare në Shqipëri. Ai ka ardhur vetëm për të takuar zyshën e tij të cilën e kujton shpesh dhe ka pasur një dashuri shumë të madhe për të. Marku tregon se kanë kaluar shumë vite dhe mbase ajo nuk e mban mënd, por ia vlen ta surprizash për njeriun e mirë që ka qenë gjithmonë.

Marku tregon se kur iku në Amerikë filloi të jetonte një realitet tjetër dhe i dukej sikur ka lindur dhe një herë nga fillimi, shikonte që njerëzit punon shumë, dilnin që herët nga shtëpia dhe ai e pati shumë të vështirë derisa të mësonte gjuhën dhe të ambientohej. Pavarësisht se jeta e tij ndryshoi për mirë në Amerikë, ai sërish ndjente shumë nostalgji për vendin e tij, shokët e shoqet dhe për gjimnazin “Jordan Misja”.

Marku: Më merrte malli shumë për familjen, më merrte malli për shokët, shoqet, rrugët, kisha shumë nostalgji të shkoja tek shkolla “Jordan Misja”, për të gjithë profesorët, për të gjithë nxënësit, por për një që më kishte lënë shumë përshtypje, ishte profesoresha Habibe, ajo jepte matematikë. Me thënë të drejtën unë isha pothuajse më i keqi i klasës dhe atë e njihja para se të hyja në gjimnaz sepse i kishte dhënë mësim shumë brezave, Habibja ka autoritet,  është e rrezikshme, kërkon punë shumë, të vë 4, të ngel në klasë.

Mbaj shumë raste mend me profesoreshën, por një herë ajo kërkoi që fletor e matematikës së shtëpisë të ishin të sistemuara në mënyrën ajo donte. Kur hynte në klasë të gjithë kishin frikë, edhe vajzat që mësonin shumë në matematikë dhe djem. Kisha dhe unë frikë, por unë nuk e kisha fletoren hiç. Kur tha ajo nxirrini fletoret unë isha tek banka e fundit, ajo ia grisi fletoret nja dy vajzave, ato ishin vajza të mira, i tha që nuk i keni bërë detyrat siç kam thënë unë, do vini radhës tjetër si ju kam thënë unë. Kishte një shprehje zysh Habibja, “në matematikë ju dua të gjithëve Asa, kur erdhi tek banka ime, unë nuk kisha asnjë gjë, ula kokën, kisha frikë, jo se do na bënte diçka fizikisht, por kishte autoritet. Më pyeti ku e ke, i thashë që i kam harruar, e tha: Dëgjoni këtu, përveç Markut, ju të tjerëve jua dua detyrat e bëra.

Marku tregon dhe një histori tjetër me zysh Habiben. Në vitin ’90 u organizua një protestë dhe Marku e shumë të tjerë nga shkolla morën pjesë. Më pas kishte ardhur një urdhër për arrest të 6 personave në shkollë dhe zhysh Habibja i gjen shtëpinë dhe me lot në sy i thotë të ëmës largojeni Markun nga këtu. Ata nuk kishin bërë gjë, por do rraheshin, do torturoheshin. Sipas Markut gjesti i saj ishte një gjest që nuk e bën kush kollaj sepse ishte e rrezikshme në atë kohë.

Kur zysha e ka parë në ekran Markun, e njohu direkt dhe u përlot. Ajo u shpreh se është e lumtur që ishte ai pas këtij ekranit dhe tregon se ka qenë një fëmijë shumë i jashtëzakonshëm.

Share With:
Translate »
418 Views