Emri tjetër i Dafina Zeqirit është larg tryezës, mësoni si e quan ende e ëma

Dafina ka aromë shumë të mirë, ka shije shumë të mirë… Por është edhe një emër shumë i bukur shqiptar. “Dafinë moj” është edhe titulli që mban albumi i radhës i Dafina Zeqirit, puna e të cilit u ndërpre për shkak të pandemisë. Por është një moment shumë i veçantë për këngëtaren e njohur të skenës shqiptare, e cila, mbrëmjen e sotme nga “Piter Pani” zbuloi edhe që në këtë album, shumë emocional për të, është e ftuar e ëma – ajo do të këndojë me të bijën edhe një këngë. Me aromë dafine, natyrisht….

Por mami, edhe sot e kësaj dite, nuk e njeh këngëtaren me emrin që ne e njohim të gjithë: “Mami më ka thirrur Pipina dhe ende më thërret Pipina…” – tha ajo për publikun. Edhe pse do të donte të kishte një nofkë më të këndshme për veten, Dafi është e lumtur që e kanë pagëzuar me këtë emër: “Dafina ka aromë të mirë, shije të mirë, por Dafina është edhe kurorë e fitimtarëve….”

Edhe pse sonte nuk e kishte kurorën me vete, mjaftoi që të gjithë të kuptonim se, me apo pa kurorë, Dafina është mbretëreshë në atë që bën.

Share With:



213 Views