Eneda zbulon çfarë ndodhi në prapaskenat e “DIVA” dhe suprzirën e madhe që e priste

“DIVA” ishte spektakli i cili ngjiti në sallën e Pallatit të Koncerteve katër nga artistet më të suksesshme të muzikës shqiptare, Eneda Tarifa, Irma Libohova, Besa Kokëdhima dhe Rovena Dilo.

Këngëtaret kanë marrë kënaqësi pa fund gjatë interpretimit, falë duartrokitjeve të publikut. Por një pjesë shumë speciale ka qenë edhe prapaskena. Të paktën për Eneda Tarifën.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto dhe video të asaj nate ku një surprizë shumë e bukur e priste pas skenës sa herë që ajo përfundonte performancën e radhës. Ishte e vogla e saj, Aria.

Vogëlushja i ka dhuruar përqafime dhe puthje pa fund nënës së saj dhe një tufë të bukur me lule. “Tufa më e bukur ishte kjo, çfarë ndodhë pas kuintave, mbetet pas kuintave”- ka shkruar Eneda bashkangjitur fotos me të bijën e cila e puth dhe përqafon vazhdimisht.

Kujtojmë se natën e koncertit, këngëtarja e përshëndeti të bijën live duke theksuar se sytë e saj ishin të mërzitur sepse ajo kishte munguar në shtëpi për shkak të provave.

Share With:
Translate »
648 Views