Eni tregon takimin me të atin pasi doli nga “Big Brother VIP”: Jam këtu për ty!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Eni Tare, ish-konkurrenti i “Big Brother Vip Albania 2”.

Ai përloti shumë shqiptarë me historinë e dhimbshme familjare që rrëfeu spektaklin e kaluar dhe kurioziteti për marrëdhënien me të atin nuk kishte si të mungonte.

Eni tregoi se priste një mesazh nga i ati pasi doli, por s’ i erdhi. Më tej ai sqaroi se ka pasur komunikim me të si çdo ditë, duke shtuar se babai e kishte mbështetur.

A i e di shumë mirë çfarë ka ndodhur, e di sa i vërtetë ishte rrëfimi që unë bëra. Më tha mirë, nëse për ty ajo gjë do të vlejë për të ardhmen tënde, për mua nuk ka problem. Ajo që ka ndodhur, ka kaluar. Tani jemi mirë. Më tha jam këtu për ty, me pak fjalë më mbështeti“, tha Eni.

Share With:
Translate »
91 Views