Enrique Iglesias flet për herë të parë për binjakët: Ju rrëfej 3 gjëra
Ai u bë baba për herë të parë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur mirëpriti me partneren Anna Kournikova, dy binjakët Nicholas dhe Lucy.
Këngëtari Enrique Iglesias vendosi të fliste pas disa muajsh për herë të parë, për binjakët e tij dhe dashurinë që ka për ta.
42-vjeçari rrëfeu dashurinë dhe adhurimin që ka për familjen e tij:
“I dua vogëlushët e mi dhe jam shumë i lumtur me familjen time të re”.
Në një video të realizuar nga fansat e tij, vetëm pak javë pasi ishte bërë baba, gjatë një koncerti Enrique shfaqet mjaft i emocionuar duke thënë:
“U bëra baba rreth 12 javë më parë, dhe dua t’iu rrëfej dy gjëra: I dua vogëlushët e mi dhe i dua shumë shumë. Në fakt tre gjëra: E dua gruan time”.