Sinan Vllasaliu një gjysh tejet i përkushtuar

Që prej kur është bërë gjysh, shumë gjëra kanë ndryshuar për këngëtarin Sinan Vllasaliu. Dashuria e madhe për nipin, Janin nuk ka munguar për asnjë çast dhe këtë e ka treguar edhe vetë këngëtari shpesh, përmes postimeve në rrjete sociale. Një gjysh i përkushtuar është treguar Vllasaliu edhe sot. Ka qenë vajza e Sinanit, Edona ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një fotografi të Janit dhe Sinanit në këndin e lojërave në SHBA. ‘Dëshirat e Janit i plotëson gjyshi’ – ka qenë mbishkrimi në imazhin e postuar.

Share With:
Translate »
1189 Views