“Erdha të të them se je bërë gjysh”, Gold Ag viziton varrin e të atit pas 3 vitesh dhe i përlot të gjithë me fjalët e tij

Gold Ag ka humbu babain e tij shumë vite më parë, kur ai ishte ende në një moshë shumë të vogël. Ndërkohë prej 2 muajsh, reperi është bërë vetë baba dhe tashmë  kupton akoma më mirë se sa e rëndësishme është figura atërore në shtëpi. Pak ditë pas lindjes së djalit, Gueril, Gold Ag bëri një postim që i preku të gjithë. Ai i premtoi të birit që do kujdeset të mos i mungojë kurrë asgjë në jetë, duke qenë se vetë është rritur pa baba.

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime. Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund. Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin. Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha. Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe. 30.11.2020”, shkroi reperi.

Ndërkohë sot ai ka bërë një tjetër postim që i ka përlotur të gjithë. Reperi ka vizituar varrin e të atit në Preshevë pas 3 vitesh. Ai ka publikuar një foto dhe ka treguar se ka shkuar posaçërisht atje për t’i dhënë të atit lajmin se është bërë gjysh.

“Mirë se të gjeta babë. Më fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës. Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua. Shpejt do të vijmë edhe bashkë babë. Ah Preshevë, era që nuk e ndjeva askund”, shkruan Gold Ag.

 

Share With:
Translate »
593 Views