Erik Fullani është baba?! Fotoja që futi dyshimet

Erik Fullani është një nga djemtë më të përfolur të shoubizit shqiptar. Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, njihet për jetën e tij luksoze, makinat e shtrenjta por edhe për miqësinë me reperin e njohur Noizy apo këngëtarë të tjerë.

Sa i përket lidhjeve sentimentale, Eriku ka publikuar shpesh foto të dyshimta me vajza të ndryshme, por asnjëherë diçka serioze, ndërkohë që ditën e sotme ka habitur të gjithë.

Me rastin e ditës së parë të shkollës që ishte sot, Erik Fullani ka publikuar një foto të një vogëlushi mbi të cilën shkruan: ‘Suksese të keqen babai ditën e parë të shkollës’.

Një shaka, apo Eriku na ka mbajtur diçka të fshehtë gjithë këto kohë?

Share With:
Translate »
1821 Views