Erla Mëhilli del shëtitje me dy djemtë e saj, shihni si duket ish-zëdhënësja me barkun e rrumbullakosur

Tre vite më parë, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, aktualisht këshilltare e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli u bë nënë për herë të parë.

Akidi, tani është një vogëlush që e shoqëron mamin gjatë shëtitjeve të saj, por jo vetëm mamin. Tani ata janë tre, pasi Erla është sërish në pritjen e ëmbël. Sipas informacioneve Mëhilli do të bëhet sërish nënë e një djali.

Mëngjesin e sotëm, Erla ka publikuar një foto në llogarinë e saj personale në “Instagram” së bashku me “dy” djemtë e saj, duke nisur aktivitetin e tyre ditor.

Share With:
Translate »
584 Views