Ermal Meta jep lajmin e bukur, baba për herë të parë

Këngëtari Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë. Ai ka publikuar lajmin e ëmbël në Instagram, ku ka shkruar se po presin një vogëlush.

Në foton me një pulovër të bardhë, ai ka shkruar:

“Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi nuk mund të bëjmë dot pa ty. Të presim thesar i vogël. Mami dhe babi”.

Duke qenë se nuk dihet thuajse asgjë për lidhjen romantike të këngëtarit, lajmi ka qenë goxha surprizues. Ermali e ka mbajtur private jetën e tij sentimentale, por gjithsesi, nuk na e kurseu një lajm kaq special.

Share With:
Translate »
37 Views