Ermira Çausholli rrëfen historinë prekëse të dasmës: Nuse shtatzënë në ‘97, kam ikur mes plumbash…
Moderatorja e njohur Ermira Çausholli ka qenë e ftuar në program “Në shtëpinë tonë” ku ka folur për jetën e saj personale dhe për atë profesionale. Mama e 4 vajzave tregoi se bashkëshorti i saj sa herë ishin në pritje të një fëmijë, dëshira e tij çdo herë ishte të kishte vajzë.
Ndërkohë një moment shumë i bukur gjatë bisedës ishte kur Ermira kujtoj dasmën e saj në ‘97, ku prindërve të saj i është dashur ta përcjellin atë me një këngë të thjeshtë dhe bashkëshorti ka ardhur e ka marrë me dy shokë të armatosur.
“Unë vesha paliçetat e shtatzënisë, ndërkohë kisha grimin e nuses dhe u nisëm”, një gjest i bukur ky, si një aventurë që ata ishin gati edhe të vdisnin për njëri-tjetrin. Ndërkohë që moderatoja kujtoi se në makinë ishte edhe nëna e bashkëshortit të saj, “Nëse ju ndodh gjë juve nuk kam ç’e dua jetën” .
Kujtojmë që Ermira Çausholli e ka gjetur ky sezon i ri e gjeti në Top Channel me programin “Hipokrati”.