Ertugrul niset menjëherë nga Afrika për t’i qëndruar pranë të birit me temperaturë
Engin Altan Düzyatan, aktori protagonist i serialit “Ertugrul”, ka ndërprerë xhirimet në Kenya, Afrikë, pas një telefonatë të bashkëshortes, Neslişah Alkoçlar.
Siç shkruajnë mediat turke, aktori 38-vjeçar, sapo ka mësuar se djali i tij Emir Aras nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, është nisur menjëherëherë pranë familjes duke ndërprerë xhirimet e një dokumentari për të cilin po punon aktualisht.
Neslişah Alkoçlar, bashkëshortja e aktorit, ka ndarë edhe një foto në Instagramin e saj duke shprehur shqetësimin për gjendjen e të birit, Emir: “Do ta mundim temperaturën të gjithë bashkë”,– shkruan në foton me duart e vogëlushit.
Pas rikthimit pranë familjes dhe përmirësimit të Emir, aktori është parë me bashkëshorten në İstinye Park, një natë më parë, ndërsa po dilnin nga kinemaja. Engin dhe Neslişah thanë se i biri tani është shumë më mirë.