Është anëtarja më e re e jurisë së “The Voice Kids”, Arilena Ara zbulon emocionet para nisjes

Pritjes po i vjen fundi dhe shumë shpejt sezoni i tretë i “The Voice Kids” do t’i hapë dyert emocioneve dhe aventurave të reja. Juria tashmë është konfirmuar dhe anëtarja më e re që do të ulet në poltron, është këngëtarja e njohur Arilena Ara. Lajmi është konfirmuar pak ditë më parë nga faqja zyrtare e “Top Channel”. Së fundmi Arilena ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale nëpërmjet një postimi ku shfaqet nën logon e emisionit.
“E lumtur për këtë udhëtim të ri në “The Voice Kids’. Është një ndjesi shumë e bukur, plot emocion, adrenalinë dhe unë jam gati të sjell energjinë time”,- shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se Arilena është një talent i zbuluar në kompeticionin “Gjeniu i vogël”, i cili aso kohe ka nxjerrë shumë talente.

Share With:
Translate »
1488 Views