Është baba i një vajze, balerini shqiptar vendos të martohet
Edhe kjo verë mesa duket do të jetë e mbushur me dasma VIP. Një ditë përpara dasmës së Afërdita Dreshaj me partnerin e saj Jakub, një tjetër personazh i njohur, do të finalizojë lidhjen e tij në martesë. Në fakt lidhja e tyre, është tashmë e konsoliduar pasi çifti në fjalë kanë një vajzë 2 vjeçe.

Mirëpo, edhe një dasmë e madhe si kujtim duhet bërë apo jo? Balerini i njohur Kledi Kadiu dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari do të martohen më 28 qershor. Sipas VOX ALBANIAE.COM, ceremonia e martesës do të realizohet, buzë liqenit të Braçiano-s. Në këtë dasmë, që me siguri do të jetë madhështore, do të ketë të ftuar VIP nga bota e artit, modës, sportit por edhe më gjërë.
