“Është baba shumë i mirë”, bashkëshortja e “Osmanit” e lumtur nga martesa me aktorin

Aktori shumë i njohur turk Burak Ozçivit të cilin e shohim në rolin e “Osmanit”, në serialin shumë të ndjekur historik, së fundmi është fotografuar me bashkëshorten e tij Fahriye Evcen. Çifti darkuan në një restorant, teksa ishin veshur thjesht dhe sportiv. Burak nuk kishte harruar të vendoste dhe maskën. Fahriye tregoi për gazetarët se mëmësia po shkon shumë mirë dhe Burak e ka ndihmuar shumë. “Mëmësia është një ndjenjë shumë e mirë. Po shkon shumë mirë. Sigurisht ishte e lodhshme në fillim, por tani jemi mësuar. Burak është baba shumë i mirë”-tha Fahriye. E pyetur se kujt i ngjan vogëlushi i tyre, ajo u përgjigj: “Ndryshon nga dita në ditë, çfarë të them? Shpresoj ta kuptoni kur të keni vetë fëmijë”./revistawho.com

Share With:
Translate »



220 Views