“Është fanatike, ma bën 8 me 2”/ Soni rrëfen për herë të parë marrdhënien me të bijën

Soni Malaj ishte pjesë e programit ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi. Mes muzikës live, rrëfimeve dhe intervistës zbuluam shumë nga jeta e saj larg syrit të publikut. Mes dekadave karrierë, si e ka menaxhuar ajo famën dhe personalen e saj?

‘Kam provuar të jetoj pa famë. Ika në Sevilje kur isha shtatzënë enkas që të rrija larg publikut. Mbaj mend hipa në autobus për herë të parë, mësova biçikletën.

Kam patur probleme me fansa që më përndiqnin dikur. Ka qenë shqetësim për mua dhe për vajzat e grupit Spirit Voice, po ashtu dhe për familjarët.’

Si i ruan ajo raportet me vajzën e saj, sidomos në edukimin përballë kohëve moderne e mediave sociale’

‘Vajzës nuk I lë asnjë rrjet social, merret me volejboll. Më këshillon me veshjen është pak fanatike. Njëherë ishim duke parë një këngëtare të huaj dhe them sa e bukur veshja dhe më tha mos guxo të dalësh në skenë kështu.  Mami më thotë që vetëm Ana ma bën 8 me 2’.

Gjatë programit u shfaqen dalje të saj në Festivalet e RTSH, momente që mesa duket nuk do ti shohim më. Soni Malaj tregon se e ka mbyllur kapitullin me Festivalet e nuk do të rikthehet më në garë.

“Mos guxo, ma bën 8 me 2”. Soni Malaj merr vendimin që s'prisnim!

Share With:
Translate »
49 Views