Është fëmijë, por vajza e Inis Gjonit feston ditëlindjen në SPA si zonjushat e rritura
Ditën e sotme vajza e Inis Gjonit, Coco Antonel ka ditëlindjen. Bukuroshja mbush 7 vjeç dhe me këtë rast familja e saj i ka organizuar një festë të pazakontë. Nëpërmjet disa postimeve në ‘Instagram’, tezja e saj Ingriti ka zbuluar pamje nga festa. Ato i kanë mbledhur Coco Antonelës miqtë e saj të ngushta në një qendër estetike ku mbizotëron ngjyra rozë dhe ajo gold. Fëmijët kanë veshur robdëshambër për t’ju përshtatur festës. Ata i kanë uruar ditëlindjen shoqes së tyre me tortë dhe më pas janë futur në ujë për një ‘party’.
Edhe pse për vogëlushet një festë e tillë duket paksa e tepruar, mjafton t’i hedhim një sy kësaj videoje për ta kuptuar se mami Inisi që në fëmijërinë e hershme e ka rritur vajzën me këtë frymë. /Kids’Time/