Është i martuar dhe ka një fëmijë? Fation Kuqari thotë të vërtetën e jetës private

Pak kohë më parë në rrjet qarkulluan lajme se ish-konkurrenti i Përputhen, Fation Kuqari ishte i martuar dhe baba. Gjithçka nisi nga një foto, ku ai shfaqej pranë një vajze që po shtynte karrocën e një bebi.

Së fundmi, i ftuar në “Glamour Zone”, me Ester Bylykun, Fationi ka treguar të vërtetën e jetës private, duke reaguar për herë të parë rreth fotos në fjalë. Ish-konkurrenti ka sqaruar se vajza është motra e tij, ndërsa bebi është nipi.

“Nuk kam fëmijë. Ajo vajza është motra ime, dhe në karrocë ndodhej nipi im. Nuk jam baba”, është shprehur ai.

Share With:
Translate »
908 Views