“Është mënyra ime” Megi Pojani reagon pas videos te varri i të afërmes që shkaktoi shumë zhurmë në rrjet

Megi Pojani ka reaguar pas videos që u bë virale në rrjet ku shfaqej te varri i stërgjyshes. Videoja u kritikua ashpër dhe nisur nga kjo Megi ka vendosur t’i sqarojë të gjithë, duke kërkuar falje për ata që mund të jenë prekur.

Megi Pojani reagon pas videos te varri i të afërmes që shkaktoi

Ajo ka shkruar se kjo është mënyra se si e ndërton raporton me njerëzit e saj të dashur, por kjo nuk do të thotë që tregon mungesë respekti.

Megi Pojani reagon pas videos te varri i të afërmes që shkaktoi

“Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia te videoja që është publikuar sot. Kam qenë të varri i stërgjyshes sime, ku shkoj shpesh, e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta që varri t’i dalë në dritë.

Kjo është mënyra se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja; marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën dhe lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë) e kam të gjallë edhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza, mami ngarkohet dhe ne mundohet ta bëjmë të qeshë me “idiotësitë tona”. Kjo është shumë intime.

I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë) mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam e vetëdijshme se sa mund të lëndojë, sa ç’jam e vetëdijshme për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjetet sociale të mos keqkuptohet dhe të mos interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindjen që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit, kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjetet sociale”, ka shkruar Megi.

Share With:
Translate »
97 Views