Është vajzë! Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të dytë
Këngëtari i hitit “Temperature”, Sean Paul, është bërë baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një vajzë, për të cilën çifti është gëzuar jashtë mase.
Ata e kishin mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë dhe vetëm disa orë më parë i kanë surpizuar të gjithë.
Sean Paul e ka pagëzuar të bijën me emrin Remi Leigh dhe i ka bërë një urim të bukur në Instagram, duke publikuar edhe foton e parë të vajzës.
“Remi Leight, mirëserdhe në grup vajza ime e bukur”- janë fjalët e tij krahas postimit ku ka pozuar me familjen.
Kujtojmë se Sean Paul dhe bashkëshortja e tij janë gjithashtu prindër të një djali 2-vjeçar.