Etiketuan si “grua” vajzën 13 vjeçare të Carla Brunit dhe Nicholas Sarkozy, reagime të ashpra ndaj gazetës në Francë
Reagime të forta shkaktoi në Francë përshkrimi “ajo është më femër se kurrë” i përdorur nga revista Madame Figaro për vajzën 13-vjeçare të Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni, Julia.
E nxitur nga videot e postuara nga 13-vjeçarja Julia Sarkozy në TikTok, revista franceze shkruante për vajzën e ish-presidentit francez se “kemi zbuluar një adoleshente më femër se kurrë”, përshkrim që u konsiderua tronditës nga disa komentues, të cilët theksuan se “ajo është vetëm një fëmijë”.
“Julia e regjistron veten duke parë drejtpërdrejt në kamerë, e veshur me një bluzë të zezë, flokë të drejtë dhe sy e faqe të manikuara”, shkroi Madame Figaro në artikullin e saj kontrovers. Edhe pse teksti u shënua se i referohej një 13-vjeçareje, nuk munguan referencat për “stilin model” që sipas redaktorëve “është një vazhdim i dukshëm i trashëgimisë së nënës së saj, një ikonë modelingu e viteve ’90. .”
@giulia.sarkozy
“Madame Figaro po shkruan për një fëmijë 13-vjeçar. Karakterizime të tilla janë të papërshtatshme dhe madje të papërgjegjshme. Ju ftoj të mendoni para se të përdorni shprehje të tilla”, ka shkruar për X ish-ministrja e Çështjeve Evropiane të Francës, Nathalie Louiso.
Pas reagimeve, postimi i kontestuar i revistës franceze është “rrëzuar” nga X, por ama Madame Figaro nuk e ka tërhequr shkrimin e saj dhe nuk ka kërkuar falje për komentin e diskutueshëm.