Ezel, baba për herë të dytë. Mësohet gjinia e fëmijës

Aktori i njohur për rolin e famshëm të Ezelit, Kenan Imirzalioglu, dhe partnerja e tij, Sinem Kobal, do të bëhen prindër për herë të dytë. Mësohet se aktorja, e cila solli në jetë një vajzë (Lalin) tetorin e vitit të kaluar është në muajin e katërt të shtatzënisë. Lajmi i bërë publik ditët e fundit nga mediat turke ende nuk është konfirmuar nga aktorët, megjithatë burime pranë tyre kanë konfirmuar se së shpejti do të vijë në jetë një djalë.

Pak ditë më parë, Kenan dhe bashkëshortja e tij u fotografuan ndërsa ishin duke shëtitur në Ortakoy me vajzën e tyre të vogël, Lalin. I pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan më shumë vajza, aktori tha: “Tiparet i ka si Sinem, por vështrimi i saj është imi”.

Vajza jonë është kopja e nënës së saj, Sinem, ka të njëjtat tipare si ajo. Por sytë dhe vështrimi janë të mitë. Ajo mund të ‘vrasë’ këdo me sytë e saj. Nëse ka diçka që nuk i pëlqen, kuptohet menjëherë nga pamja që merr”,- shtoi aktori.

Ndërsa Sinem Kobal përforcon: “Ndonjëherë i them vetes ‘Kenan po më shikon’.”

Share With:
Translate »
141 Views