Fadil Berisha do të bëhet gjysh! Ndan me ndjekësit videon e veçantë
Fotografi shqiptar me famë botërore Fadil Berisha shumë shpejt do të përjetojë një moment shumë të veçantë të jetës së tij. Ai do të bëhet gjysh, pasi vajza e tij Violeta është në pritje të ëmbël. Fotografi ka publikuar pamjet e ëmbla me të bijën e cila shkëlqen me barkun e rrumbullakosur dhe interesant ishte edhe mënyra me të cilën çifti por dhe të gjithë të pranishmit kanë zbuluar gjininë e bebes.
Nëpërmjet një feste të vogël të afërmit e Violetës dhe bashkëshortit të saj Ron Garcia, kanë gjetur një mënyrë shumë origjinale për të mësuar nëse çifti po pret një vajzë apo një djalë. Violeta dhe Ron mbanin në dorë nga një fishekzjarr, brenda të cilit kishte xixa në ngjyrë blu, duke zbuluar kështu që shumë shpejt ata do të bëhen prindër të një djali. Ndërkohë gjysh Fadili me siguri mezi po pret që të fotografojë nipin.