Faktori që i rrezikon fëmijët nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë – që 8 vjeç

Më shumë se 1/3 e fëmijëve obezë shfaqin nga mosha 8 vjeç shenja të një sëmundje të rrezikshme për jetën, sugjeron një studim i ri.

Studimi nga Universiteti i Kolumbisë ka zbuluar se 3-vjeçarët obezë janë dyfish më të rrezikuar që brenda 5 vitesh të zhvillojnë shenja të sëmundjes së dhjamosjes së mëlçisë jo nga alkooli, krahasuar me fëmijët e tjerë me një peshë normale.

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Mund të shkaktohet si nga abuzimi me alkoolin ashtu edhe për shkaqe të tjera që nuk lidhen me alkoolin, si obeziteti, kequshqyerja etj.

Zakonisht nuk shfaq simptoma deri në fazat e avancuara, kur mund të çojë në dëmtim të mëlçisë dhe kancer.

Ekspertët thonë se NAFLD mund të jetë një “vrasës i heshtur” për këtë gjeneratë fëmijësh, të cilët janë më të rrezikuar që të kenë probleme shëndetësore që më parë janë hasur vetëm tek moshat madhore.

Rastet e fëmijëve obezë janë trefishuar që nga vitet ’70, ku 1 në 3 fëmijë në Amerikë është mbipeshë ose obezë.

Shumë prindër e dinë që obeziteti mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe gjendjeve të tjera metabolike. Por shumë pak prej tyre janë të informuar se edhe në fëmijëri, obeziteti mund të çojë në zhvillimin e një sëmundje të rëndë të mëlçisë.

Sipas Fondaciopnit Amerikan të Mëlçisë, sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë jo nga alkooli prek mbi 25% të të rriturve dhe 10% të fëmijëve, zakonisht ata që janë mbipeshë ose obezë, vuajnë nga diabeti, kolesteroli ose trigliceridet e larta.

Share With:
Translate »
832 Views