Falë Lorit sapo pamë si duket Sara shtatzënë me bebin nr.3

Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen së shpejti prindër për herë të tretë. Lajmi u konfirmua edhe nga çifti muajin e kaluar duke zbuluar se do të bëhen me vajzë, pas dy djemve.

Teksa në dy shtatzënitë e tjera, Sara nuk ka ngurruar të postojë foto me barkun e rrumbullakosur, këtë shtatzëni ka preferuar ta mbajë më private. Megjithatë nuk mund të themi të njëjtën gjë për Lorin, e cila sot në një postim me foto nga muaji maj, mes tyre ka përfshirë edhe një foto me Sarën. Dy motrat kanë pozuar bashkë në dhomën e veshjeve dhe Sara shfaqet e veshur me fustan jeshil, i cili i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.

Share With:
Translate »
53 Views