‘Faleminderit’, Vincent Cassel poston foton e partneres së tij me fëmijën e tyre për 8 mars
Vincent Cassel ka fotografuar partneren e tij, Nara Baptista, teksa ushqente me gji djalin e tyre me pamje nga një zonë bregdetare në jug të Bahia, Brazil dhe e ndau fotografinë të shtunën, më 8 mars, në llogarinë e tij personale në Instagram.
Lajmi për shtatzëninë e modeles 28-vjeçare u bë i ditur në shtator të 2024-ës dhe në janar të 2025-ës lindi fëmija i parë që ajo pati me partnerin e saj. Ky është fëmija i katërt i aktorit Cassel 58-vjeç.
Vincent Cassel ka dashur të shprehë mirënjohjen që ndjen për Baptista-n pasi ajo solli në jetë djalin e tyre, ndaj ka shkruar në mbishkrimin e fotos që ka publikuar: “Faleminderit dashuria ime ”.
Aktori Vincent Cassel është në një lidhje me modelen prej rreth një viti, duke i shprehur shpesh asaj dashurinë në rrjetet sociale. Nara Baptista bashkëpunon me agjencinë “Elite Models LA” në SHBA. Ajo është me origjinë braziliane dhe australiane dhe madje ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Universe Australia” në vitin 2020. Ajo është gjithashtu anëtare e lëvizjes “Black Lives Matter”.
View this post on Instagram