Falna, o vogëlushi Mateo!

Nga Edi Oga 

Vogëlushi Mateo nuk është më mes të dashurve të tij!

Pa dëshirën e tij, mes torturash e dhimbjesh, atë e shkulën nga kjo Botë egërsirash dhe shpirti i tij i dlirë u nis për në Botën e Amëshuar!

Vogëlushi Mateo mendonte se jeta në këtë Botë ishte e bukur, me njerëz që i donte dhe e donin.

Vogëlushi Mateo nuk ishte mjaftueshëm i rritur të kuptonte se kjo është një Botë hipokrite, ku mirësia bashkjeton me mosmirënjohjen, gëzimi me hidhërimin, lumturia me rrezikun, përkëdhelja me dhunën, jeta me vdekjen.

Vogëlushi Mateo mendonte se njerëzit e rritur ishin mjaftueshëm të mirë, të fortë dhe të mençur që ta mbronin nga çdo e keqe. Mendonte gabim, i vogli! Të gjithë njerëzit që e rrethonin, edhe ata që ishin larg, edhe unë, edhe ti, kush më shumë e kush më pak jemi njerëz të këqinj, të dobët dhe të pamençur. Nëse do të ishim, Mateo do të ishte në jetë!

Ne jemi hipokritë Mateo!

Ne themi sa më larg bythës time, Mateo!

Ne të kujtojmë tre ditë pastaj të harrojmë, Mateo!

Falna, o vogëlushi Mateo!

Share With:
Translate »
151 Views