Familja Hadid i jep lamtumirën gjyshes, Gigi e shoqëruar nga i dashuri i ri dhe Anwar nga Dua

Gjyshja e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid është ndarë nga jeta disa ditë më parë. Ajo humbi betejën me kancerin, pasi kishte luftuar 6 herë me të. Këtë herë ajo nuk ia doli ta mposhte sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Dje është bërë funerali i saj dhe të pranishëm ishin njerëzit më të dashur për të.

Sigurisht që në lamtumirën e fundit nuk mund të mungonin pjesëtarët e rinj të familjes Hadid, Tyler Cameron dhe Dua Lipa. Edhe pse të dyja çiftet kanë pak kohë që frekuentohen, partnerët e Gigi-t dhe Anwar-it kanë qenë aty në këtë moment kaq të vështirë për familjen Hadid. Të gjithë të veshur me të zeza, Tyler përkrah Gigi-t dhe Dua përkrah Anwar-it, i dhanë lamtumirën e fundit gjyshes me të cilën Gigi dhe Bella ishin shumë të lidhura.

Share With:
Translate »
352 Views