Familja Kardashian bëri foton perfekte të Halloween me fotoshopin më të keq!
Për Kim Kardashian dhe gjithë familjen e saj, Halloween-i nuk mbaron më 31 tetor. Të paktën, jo pa i treguar botës edhe një kostum të fundit. Ju prezantojmë me familjen Flintstone!

Siç e shihni, Kim është Betty Rubble, North është Vilma, Saint është Fred, Psalm është Bamm-Bamm, Chicago është Pebbles dhe Kanye qenka dinosauri…
Kostumet, grimi, personazhet janë perfekte, por ka vetëm një problem. Chicago, vajza e vogël e shtëpisë është e fotoshopuar. Në mënyrë më të keqe të mundshme!
Për ç’arsye ndodhi kjo?!
“Kjo foto ishte sfidë më vete, sepse Chicago kishte kaq shumë frikë nga dinosauri. U përpoqëm t’ja shpjegonim dhe i thamë se është i ati i saj, por ende s’e koncepton dot. Kështu që përgëzojmë fotografin që e vendosi në foto për ta plotësuar ëndrrën tonë të familjes Flintstone”- shkruan Kim në përshkrimin e fotove, por askush s’mendon se ky është fotoshop i mirë!

Ku është këmba e bebushes?

Po gjysma e trupit të saj?