Vajza e vogël feston për herë të parë ditëlindjen. Shikoni reagimin emocionues të Lavdijes

Vajzat e Lavdijes kurrë nuk e kanë festuar ditëlindjen më parë. Askush nuk u ka vënë përpara një tortë me qirinj, askush nuk u ka dhuruar gjë. Lufta e tyre e vetme është me urinë, festimi i një ditëlindje ka qene “luks” për mamanë e tyre, e cila nuk u siguron dot as bukën në tryezë.

Për t’ju sjellë pak gëzim në jetën e tyre, stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka organizuar gjithçka për ditëlindjen. I pranishëm ishte Elvisi dhe Sidriti.

Vogëlushja Sabi mbush tre vjeç. Festa sapo kishte filluar me motrat e saj, kur Lavdija troket në derë. Ajo nuk e di që vajzat e saj po festojë si kurrë më parë.

Share With:
Translate »
401 Views