Familja kërkon ndihmë për Auronen 5-vjeçare e cila nuk mund të flasë e as të dëgjojë

Aurona Smajlaj nga fshati Romaj i Prizrenit ka tre javë që ndodhet në Turqi, kjo me shpresën se atje do të gjejë shërim.

Aurona e vogël ende nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme, nuk dëgjon dhe disa hapa i bën por me vështirësi. Ajo vuan nga asthma, RPM, bronchopneonomia, incipiente dhe tonsilloadenoiditis hypertrophica. E gjendjen e saj me shumë dhimbje po e kalon familja e saj.

5 vjeçarja nga  ka nevojë për ndihmë financiare, për kurimin e sëmundjeve asaj i janë kërkuar 21 mijë euro, kosto kjo e papërballueshme për familjen e saj.

“Vajza i ka 5 vite, për çdo ditë i përkeqësohet gjendja shumë. Gjatë frymarrjes nuk dëgjon,  nuk fol, bllokohet çdo ditë e më shumë frymë nuk mundet me marr hiç përmes hundëve,  frymë merr vetëm përmes gojës edhe ato duke u ngulfatur dhe pastaj bllokohet totalisht”, tregon nëna e saj Sose Smajlaj në një bisedë për Indeksonline.

Një ndihmë sado e vogël nga ana e juaj, për familjen e 5 vjeçares do të vlejë shumë!

Nr. Xhirollogarisë: XK051502050002340247

Tel viber: 044 526 332

Share With:
Translate »
503 Views