Djemtë e Julkës dhe DJ Andy-t, tashmë kanë instagramin e tyre i cili është kaq i ëmbël

Faqja menaxhohet nga prindërit, të dy të njohur, Julka Gramo dhe Andi Islami, i njohur si DJ Andy. Ama protagonistët e vetëm janë Greg dhe Ian, dy fëmijët e tyre 10 dhe 3 vjeç. Me hashtagun #islamibrotherts mami Julka poston shpesh në profilin e saj, sepse nuk është nga ato mamatë që i fshehin imazhet e fëmijëve. Derisa këtë fillim viti një faqe më vete e dy djemve të saj tregon që do ketë më shumë video dhe foto familjare të vëllezërve të vegjël.

Julka nuk është e vetmja që i hap një profil në Instagram fëmijëve. Inis Gjoni, Teuta Krasniqi, Tuna janë vetëm disa për prindërit që menaxhojnë adresat e fëmijëve të tyre.

Share With:
Translate »
599 Views