Familja mbretërore angleze hap sezonin e Krishtlindjes si përherë me një foto aspak Krishtlindjesh

Duka dhe Dukesha e Cambridge kanë publikuar ditën e sotme kartolinën e Krishtlindjeve. Në foto shihen të pozicionuar Princ William dhe Kate Middletone së bashku me fëmijët e tyre, Prince George që është 8 vjeç, Princess Charlotte 6 vjeç dhe 3-vjeçarin Prince Louis.

Foto është shkrepur gjatë një udhëtimi të bërë nga familja më herët gjatë këtij viti në Jordani.

Ky vend është special për Kate, pasi një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar aty me të atin.

Foto speciale vjen me rastin e Krishtlindjes si një traditë e familjes mbretërore.

Share With:
Translate »
152 Views