Familja mbretërore e Spanjës po konkurron për stilin, William-in dhe Kate-in

Kur flitet për stilin e familjeve mbretërore, familja britanike është e para që të vjen në mendje, por mbretëresha Letizia dhe mbreti Felipe i Spanjës po i bëjnë Dukës dhe Dukeshës së Cambridge-it konkurrencë serioze.

Në fundjavë, familja mbretërore spanjolle, ka dalë për shëtitje në Palma de Mallorca, ku janë me pushime. Mbretëresha Letizia dhe Mbreti Felipe morën me vete të bijat, princeshë Sofia-n dhe princeshë Leonor-ën, në një vizitë në Muzeun Can Prunerame, të gjithë të veshur me rroba të koordinuara verore.

Me një fustan të drejtë, sandale me gurë dhe një çantë kashte, mbretëreshë Letizia kishte zgjedhur paletën e së bardhës. Ndërkohë, mbreti Felipe, ishte veshur i gjithi me blu dhe për t’i bashkuar ishin të bijat në mes, Sofia dhe Leonor të veshura me fustane me vija të bardha dhe blu.

Nuk kemi parë asnjëherë një familje që të jetë kaq e kombinuar dhe që të mos ngjajë si një kartolinë e sheqerosur. Familja mbretërore e Spanjës kanë arritur zyrtarisht të pamundurën. Radha juaj, William dhe Kate.

Share With:
Translate »
2152 Views