E ëma e Bebe Rexhës është tipike shqiptare! Shihni çfarë vëretjesh i bën këngëtares

Në fakt shpesh harrojmë që disa nga yjet më të njohur të momentit janë me origjinë shqiptare çka i bën këta të fundit shumë të ngjashëm me ne edhe pse jetojnë shumë larg dhe në rrethana tërësish të ndryshme. Dua Lipa apo Bebe Rexha mund të jenë më të kërkuarat e momentit por fakti që kanë origjinën njësoj me ne, na besoni, kanë të njëjtat ‘halle’ me mamatë e tyre. Bebe Rexha ka qenë e ftuar në ‘Tonight with Jimmy Fallon’ dhe sigurisht duke qenë një nga emisionet më të ndjekura, emocionet që ajo ka pasur janë të shumta.

Disa minuta më parë, Bebe ka vendosur të ndajë një ‘screenshot’ të një komunikimi me mesazhe qe ka pasur me të ëmën pasi ka mbaruar emisioni.“Më pe, si tu duka, sinqerisht?” – i ka shkruar Bebe ndërkohë që mesazhi i të ëmës është epik: “Mendoj se shkëlqyer por nuk duhet të thoje fjalën masturbim dhe duhet të betohesh më pak në televizion” – Bebe ka qeshur shumë ndërkohë që i ka thënë: “Më fal mami”.

Epo, Bebe, nuk je shumë ndryshe nga ne të tjerat as ti!

Share With:
Translate »
1050 Views