Familja mbretërore si një familje normale, Kate Middleton e thërret vajzën e saj me pseudonimet më të bukura

Mbretërorët, përveç se kanë kështjella të mëdha apo tituj, janë njerëz të thjeshtë si ne. Sot, Kate Middleton është parë bashkë me vajzën dhe djalin e saj në një dyqan të thjeshtë duke bërë blerje, për t’iu përmbajtur traditës e shkëmbimit të dhuratave të lira dhe qesharake. Mbretërorët nuk insistuan të boshatisnin dyqanin kur ato ishin të pranishëm, por në fakt Kate sillej vërdallë në dyqan bashkë me njerëzit e tjerë që gjendeshin aty. Familja ishte dëgjuar nga shitësit dhe sipas deklaratës së tyre, Kate ishte një mama e mrekullueshme. Në një moment kur Charlotte ishte shtrirë në mes të dyshemesë, Kate u afrua dhe i tha me qetësi se nuk ishte e denjë të ulesh në këtë mënyrë në një dyqan. Më pas i tha “Çohu, vogëlushe”. Ky pseudonim është shumë i rëndësishëm për Kate dhe për të gjithë familjen e saj, sepse në fillimit e tyre William e thërriste atë me të njëjtin pseudonim. Edhe djalin e saj të madh, George e ka thërritur gjithashtu “vogëlush”, duke e bërë këtë një traditë në familjen e tyre.

Share With:
Translate »
678 Views