Familja tij u përcoll për në banesën e fundit, i vetmi i mbijetuar niset për kurim në Itali

I vetmi i mbijetuar i familjes Cara në Thumanë, Albert Cara, është nisur sot drejt Italisë, për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ai u nxorr i gjallë nga rrënojat e pallatit të shembur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, por në trupin e tij kishte shumë dëmtime.

Cara është nisur këtë mesditë me avion nga aeroporti i Rinasit.

Ai humbi të gjithë familjen nën rrënoja, gruan Fatmira, dy djemtë Hasan dhe Almir, vajzën Erisa, të fejuarën e Almirit, Stelën, nusen e xhaxhait, Anthi, dhe mbesën e saj Sadajan, të cilët janë përcjellë sot mes lotësh për në banesën e fundit.

Share With:
Translate »
504 Views