Nxënësit e Tetovës solidarizohen me Shqipërinë: “Dhimbja yte është edhe dhimbja jonë”

Disa nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, “Mosha Pijade”  kanë realizuar një video solidariteti dhe gjithashtu në nder të festës së flamurit. Në këtë video ata kanë shpalosur flamurin gjigant kuq e zi.

Ata formuan me koreografinë e tyre fjalët  “Lutu për Shqipërinë” ndërsa krahas videos kanë shkruar:

Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri!
Na bashkoi të gjithë shqipëtarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë.
Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme Medicinale bashkëndjejmë dhimbjen me ty!
Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!”

Gjithashtu ata kanë formuar me koreografi dhe fjalet “Lutu për Shqipërinë”

 

 

Share With:
Translate »
379 Views