“Familje”, Arbana Osmani ndan pamjen më të bukur krah Jonit dhe dy vogëlushëve të Xhemi Shehut

Arbana Osmani ka treguar shpeshherë në rrjetet sociale se shumicën e kohës së lirë e kalon me miken e saj më të mirë, Xhemi Shehun. Ditën e sotme moderatorja ka zgjedhur të ndajë një moment shumë të ëmbël pranë Shehut dhe fëmijëve të tyre.

Në foton e publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Arbana ka treguar se është duke ndarë ëmbëlsirën bashku me Jonin dhe dy djemtë e Xhemit.

“Familje”, ka shkruar Osmani krah këtij postimi i cili është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj. Kjo nuk është hera e parë që moderatorja zgjedh ta kalojë kohën duke gatuar apo drekuar me më të dashurit e saj. Që prej publikimit të librit të saj të dytë për gatime ‘Receta për 5 minuta’, Arbana ka treguar së koha në kuzhinë është më e preferuara për të.

View this post on Instagram

Xhemi, Arbana dhe vogëlushët e tyre ❤️🥰

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:



752 Views