Fashionistja shqiptare në pritje të ëmbël
Estela Ujka, që prej vitesh njihet si femra icon e modes,pa komplekse dhe me një guxim ndryshe nga shoqet e saj fashioniste, ka ditur të mbajë një ekuilibër mjaft të mirë duke thyer dhe “ rregullat “ e instagramit plot filtra ( kur para disa kohësh publikoi dhe foto me celulit e u përfol gjatë për transparencën e saj në rrjetet sociale).
Paçka të gjithave, Estela na ka treguar se di të ketë një familje të lumtur e vazhdimisht e ekspozon atë, duke marrë dhe më shumë klikime, sesa kur del vetëm. Gjatë këtyre viteve ajo ka kuptuar se po të jesh vetvetja, njerëzit të pëlqejnë më shumë dhe këtë mundohet ta transmetojë gjatë përditshmërisë së saj.
Sot, ajo ndodhet para faktit që një pjesëtar i ri do të vijë nga fundi i marsit. Për të qënë e sinqertë, nuk e kishte menduar edhe pse në deklaratat me miqtë shpesh bënte shaka e shprehej entuziaste dhe për një fëmijë të tretë, por me shpresën që nuk do të ndodhte vërtetë. Duke qenë pjesë e spektakleve që 17 vjeçe nuk kishte ëndërruar për një familje të madhe, por nuk i vjen aspak keq tani që familja e tyre do të jetë një e tillë. Estela kujton se shenjat e para të kësaj shtatzënie kanë nisur gjatë pushimeve të verës në Turqi:
“E ndieja që nuk i afrohesha dot ushqimit dhe mendoja që kjo vinte si pasojë e sasisë që ofrojnë resortet andej duke mos e kuptuar që ndjesia e perzjerjes vinte nga tjetër shkak. Sapo u ktheva në Shqipëri bleva testin duke shpresuar që ishte thjesht një vonesë, por mesa duket nuk ishte ashtu. Mund te them që ndryshe nga 2 shtatzanitë e para tek kjo ndiej më shumë frikë e pasiguri se si do shkojë, por dhe si do e përballoj ngarkesën më pas. Barku në shtatzënine e 3-të dilka më herët dhe femra bëhet shumë më e ndjeshme. Mund të them që lajmi nuk ishte fare i papritur për bashkëshortin tim që mesa duket kësaj here e paska patur qëllim në vetvete dhe sigurisht që ishte një lajm shumë i bukur për vajzat, të cilat prej kohësh kërkonin një vëlla të vogël,edhe pse i kanë dy më të mëdhenj nga babai. Vajzat na u rritën dhe unë mendoja që na mjaftonin për familjen ideale që kisha në kokë. Por, mesa duket dhe një pjesëtar i ri do gjej vend të ngrohtë në strehën tonë. Ah, përveç qenit, mos e harrojmë!”. Living