Prekëse, vogëlushja e paralizuar maskon karrigen me rrota si karroca e Hirushes për Halloween

Është një përrallë e bërë realitet për një princeshë të Halloween.

3-vjeçarja Roslyn Breen e veshur si Hirushja me karrigen e saj me rrota  ka shëndrruar rrugën ku kalonte në një vend magjik. Ajo e ka kthyer karriken me rrota në një karrike për princesha.

Vogëlushja mori pjesë në ‘Zoo Goes Boo’ një evenimet që mbahet në John Ball Zoo, Michigan dhe mbante veshur fustanin e duhur për të qenë princesha e mbrëmjes.

Roslyn ka lindur me një sëmundje akoma të padiagnostikuar që nuk e lejon të ecë apo të ngrihet. Por nëna e saj Tiffany ishte e vendosur që vajza e saj të bëhej pjesë e Halloween.

“Roz do të jetë gjithmonë princesha ime e vogël. Ajo e do shumë Disney kështu që e dinim se Hirushja ishte diçka që ajo e donte,”-tha Tiffany.

3-vjeçarja madje veshi madje këpucë të frymëzuara nga Hirushja.

 

Share With:
Translate »
920 Views