Fatma Haxhialiu zbulon gjininë e foshnjës që pret!
Fatma Haxhialiu ka zbuluar sot gjininë e foshnjës që pret të vijë në jetë. Përmes një videoje emocionuese, Fatma na zbulon se Kian do të bëhet me vëlla. Ndërsa poston videon nga zbulimi i gjinisë, Fatma shkruan:
“Nuk mund të ishim më të lumtur që Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli dhe Kianit iu plotësua dëshira …”– shkruan Fatma në profilin e saj në Instagram.
Me dhjetëra urime kanë shkuar në adresë të Fatmës dhe bashkëshortit të saj për lajmin e bukur që kanë ndarë me të gjithë.