Fedez me fëmijët e tij: “Netët e vetme në të cilat demonët e mi më lënë të fle”
Ishte një verë e ngarkuar për Fedez, i cili nuk u ndal për asnjë moment mes mbrëmjeve në klubet më të mira italiane – dhe jo vetëm – dhe festa në Costa Smeralda, ku ai kaloi pushime së bashku me miqtë. Mirëpo prej disa ditësh në vilën në Porto Cervo ku ai po qëndron prej një muaji ka pasur një atmosferë krejt tjetër.
Fëmijët, Leone dhe Vittoria, kanë mbërritur, duke u kthyer nga pushimet në Greqi me nënën e tyre dhe tani janë kthyer me babain. Fedez është vërtet i lumtur me ta, siç tregon edhe në postimin e fundit në Instagram, ku ndan foto dhe video me fëmijët e tij. “Nuk është bukur të zemërohesh sepse është bukur të jesh i lumtur”, shkruan ai, duke cituar një frazë të vajzës së tij teksa luanin në divan.
Në posgim, megjithatë, ai publikon një shkrepje shumë të ëmbël të Leones dhe Vittoria-s duke fjetur në shtrat, ndërsa sapo është zgjuar: “Së bashku – lexojmë krah fotos – Të vetmet netë në të cilat demonët më lënë të fle”.
Nuk është një periudhë e thjeshtë për Fedez-in, i cili muajt e fundit ka pasur sërish probleme shëndetësore, përveç mendimeve që lidhen me fundin e martesës me Chiara Ferragni-n. Ka shumë shqetësime dhe vështirësi për të përballuar, por me fëmijët gjithçka duket se bëhet më e lehtë ose të paktën e durueshme. Ata janë dashuria e tij më e madhe.
View this post on Instagram