“Fëmija është i imi”, Endrik Beba reagon mbi akuzat e ish-bashkëshortes
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Endrik Beba ka dhënë opinionin e tij rreth ndodhive që kanë ndodhur jashtë gjatë qëndrimit të tij në BBV. Bëhet fjalë për situatën ku ish-gruaja e Endrik Bebës ka reaguar në rrjetet sociale duke sqaruar se djali i Endrikut është i saj dhe jo i partneres së tij aktuale, Kleas.
Në postimin e saj në Instastory, ajo shprehet se Endriku nuk e përmend atë sepse ka frikë se del e vërteta e ndarjes së tyre. Gjithashtu ajo kërkoi që të mos flitej më për djalin e saj dhe se fjalët që ka thënë Endriku për të birin “janë viktimizime dhe mashtrime që kalojnë çdo limit”.
Në lidhje me situatën e krijuar, Endrik Beba thotë se mediat e kanë keqinterpretuar mesazhin e saj, pasi ajo donte vetëm që të mos të përmendej më në publik djali i tyre.
Erjona Rusi: Doja të të pyesja për partneren tënde aktuale, ke thënë tek Bieta që është kërcënuar, nga kush?
Endrik Beba: Nga profile false, ofendime, kërcënime për fëmijën.
Arjon Muça: Janë profile false të cilat janë mbyllur tani, kemi thjesht screen shot që i ka bërë Klea dhe kaq.
Erjona Rusi: Është frikësuar?
Endrik Beba: Jo nuk është frikësuar sepse është vajzë inteligjente dhe i kupton të gjitha. Këtu në foto keni nxjerrë ish-bashkëshorten dhe jo Klean.
Erjona Rusi: Është thjesht një screenshot i marrë portalet.
Endrik Beba: Është diçka që është keqinterpretuar sepse është përmendur djali nëpër portale dhe ka dashur të sqarojë që djali është i saj.
Arjol Muça: Më vjen keq Endrik që më së shumti u fol për ish-partneret e tua apo për partneren aktuale dhe nuk arritëm t’i jepnim fokus apo vëmendje personit që ti je, një artist.
Endrik Beba: Kjo është ajo gjëja që mua më dha një kolaps emocional. Këto historitë e shkuara, nëse unë do doja të isha në luftë me personat që kam patur në jetën time, të cilët kanë pasur një rol të rëndësishëm ose nuk kanë një rol të rëndësishëm, unë do kisha zgjedhur të hyja dorë për dore me ta, në atë shtëpi. Unë zgjodha të hyj vetëm.