Fëmija përfundon përtokë në koncert, tmerrohen fansat e Taylor Swift

Njerëzit kanë reaguar të tmerruar në rrjetet sociale pas një koncerti të Taylor Swift në Eras Tour. Më 10 maj, Swift doli në skenë në Paris La Défense Arena në Francë për të nisur turneun evropian të “Eras”.

Megjithatë, ndërsa fansat ndiqnin koncertin, u shtangën kur panë një fëmijë të shtrirë në dysheme. Një prejt tyre postoi në X dy foto të të miturit i cili ndodhej në këmbët e prindërve me kufje në vesh.

“Ngrijeni fëmijën nga dyshemeja dhe shkoni në shtëpi”, shkroi ai.

Bashkëngjitur ndodhej edhe një foto që tregonte turmën që ndodhej në koncert: “Thjesht për t’iu dhënë pamjen e plotë, kjo është turma sonte dhe ai fëmijë është diku i shtrirë në dysheme. Atyre u ka ikur mendja! Prindër të tmerrshëm!”

 

Share With:
Translate »
29 Views