Fëmijë të famshëm që përfunduan të shkatërruar

Aktorët e mëposhtëm kanë qenë shumë të famshëm kur ishin të vegjël. Por, me kalimin e viteve nisën të kishin probleme me alkoolin, drogën apo ligjin. Madje, disa prej tyre kanë ndërruar jetë në moshë fare të re.

Macaulay Culkin – U bë i famshëm me filmin “I vetëm në shtëpi”. Kur u rrit, nisi një proces gjyqësor ndaj prindërve mbi menaxhimin e pasurisë së tij dhe ka pasur probleme me drogën dhe qetësuesit e ndryshëm.

Brittany Murphy – Aktorja e famshme ndërroi jetë në 20 dhjetor 2009. Arsyeja e vdekjes së saj mbetet mister edhe sot por të shumtë janë ata që thonë se erdhi nga një mbidozë droge.

Edward Furlong – U bë i famshëm si djali në filmin “Terminator 2”. Ai u bë i varur nga droga, dhe ka pasur vazhdimisht probleme me ligjin. Ai është arrestuar dy herë për drejtim mjeti tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Lindsay Lohan – Idhulli i adoleshentëve në periudhën 2002-2006, nisi të abuzojë me drogën. Gjithashtu, është arrestuar për vjedhje dhe dhnë fizike.

Brad Renfro – Ka debutuar si aktor në moshën 12-vjeçare dhe ka marrë pjesë në 21 filma. Edhe pse kishte para një karrierë premtuese, krijoi varësi nga droga dhe ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare pas një mbidoze .

Judy Garland – U bë e famshme me interpretimin në filmin “Magjistari i Ozit” kur ishte 17 vjeç. Pasi u bë e famshme dhe mori disa çmime si aktore dhe këngëtare, nisi të abuzonte me alkoolin dhe amfetaminat. Ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare nga një mbidozë.

Share With:
Translate »
496 Views